osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Padia për shpifje ndaj Bashës, Balla thirrje Prokurorisë: Boll me lojën e vjetër që mban dosjet me muaj e vite pa gjetur fajtorët dhe pa i çuar prapa hekurave

Padia për shpifje ndaj Bashës, Balla thirrje Prokurorisë: Boll me lojën e vjetër që mban dosjet me muaj e vite pa gjetur fajtorët dhe pa i çuar prapa hekurave

Gjykata e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e padisë për shpifje të depozituar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kundër liderit demokrat Lulzim Basha.

Deputeti socialist i ka bërë thirrje prokurorisë që të mos vijojë të bllokojë dosjen.

Z. Balla si e vlerësoni qëndrimin e Prokurorisë?

Nëse akuza të këtij niveli do të quheshin opinione në këtë vend, do t’i jepnim shfrenim çdo lloj akuze pa kuptim, megjithatë është Gjykata ajo që duhet ta rregullojë këtë. Beteja me shpifjen vijon!

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ky gjyq, sikurse ju e keni ndjekur, ka qenë një shembull i qartë se si një shpifës si Lulzim Basha, jo vetëm që nuk mori guximin apo detyrën për të mbrojtur akuzat vetë në Gjykatë, por u përpoq që të përdorte si argument për shpifjet, kallëzimin dhe padinë tonë.

Ky është shembull i qartë, që mbështet kërkesën tonë për dënimin e të akuzuarit Lulzim Basha dhe mezi presim që, siç u përmend edhe në gjykim, vlera e dënimit të tij të shkojë në fondin për arsimin që ne kemi për sa i përket ndërtimit të një kopshti apo çerdheje.

Gjykata ju pyeti se çfarë dënimi kërkoni, por ju e latë në vlerësim të saj?

Sepse ju e dini që vlera është e përcaktuar, varjon nga 300 mijë lekë deri në 1 milion e 500 mijë lekë të reja. Të gjitha paratë do shkojnë për fondin e posaçëm nga të ardhurat nga shpifjet për ndërtimin e kopshteve, çerdheve, ku të na jepet mundësia.

Ju ndoqët çdo seancë të këtij procesi ndërkohë që z. Basha nuk ndoqi asnjë, keni ndonjë koment?

Është në dinjitetin e një politikani kur ka përballë një politikan tjetër, që nëse ka bërë disa akuza minimalisht duhet të jetë i pranishëm vetë. Në fund të fundit Lulzim Basha është për fat të keq Kryetar i Partisë Demokratike dhe për mua të qëndrojë aty sa të ketë jetë.

Ajo që dua të them është se Lulzim Basha është shembulli më i keq i një politikani. Kur bën një akuzë duhet të vijë ta mbrojë atje ku jepet drejtësia për atë akuzë.

Thirrja ime ndaj Prokurorisë për çështjen në fjalë është që hetimet të mbyllen sa më shpejt. Edhe qytetarët presin që Prokuroria të mos e vazhdojë më këtë histori dhe lojën e vjetër që i mban dosjet me muaj e vite pa gjetur fajtorët dhe pa i çuar ata prapa hekurave.

Faleminderit!