Zgjedhjet lokale nuk janë shumë larg. Fushata thuajse tashmë ka filluar dhe palët politike po konfigurojnë kandidatët e tyre.
Një nga zonat ku gara pritet të jetë e fortë dhe ku PD me muaj synon që të bëjë një përmbysje, është Bashkia e Durrësit, e cila për Lulzim Bashën ka qenë një nga targetet kryesore në sulm dhe akuza.
Në video mëposhtme do të shihni Fahri Balliun në një nga lokalet e Durrësit. Ndërsa në një video të pak kohëve më parë, po sjellim nje sekuencë ku Fahri Balliu duket se po ha byrek, duke pritur Ardian Mukën, pasi Balliu më parë kishte takuar Vangjush Dakon.
Sipas burimeve zyrtare nga dega e PD –së, së Durrësit dhe shumë informacioneve që vijnë nga qendra, Ardian Muka është kandidati i preferuar i Fahri Balliut dhe vegël e këtij të fundit për Bashkinë e këtij qyteti, si një pazar që i sjell benefite Fahroiut kur Muka të humbë.
Në qoftë se do të ndjekim videon me kujdes, Muka, thotë se ka takuar edhe Doktorin.
Por, lidhjet e tij nuk përfundojnë këtu, shkojnë edhe tek kunati i Lulzim Bashës dhe siç duket, ai është një kandidat i preferuar i Fahri Balliut apo Fahriu është në fakt shefi i Ardian Mukës, që con Mukën sa tek doktori aq tek kunati.
Në video duket dhe dëgjohet qartë, se Muka i jep llogari, ndërsa i ashtuquajtur ‘këndezi” dhe i akuzuari si spiun i sigurimit të shtetit , gazetari i i “Zëri të Popullit”, Fahri Balliu e dëgjon, ndoshta jo pa vëmendje.
Sipas asaj që duket në video, Muka i jep llogari ‘shefit” të tij, duke pritur që së shpejti të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit.
Në fakt Fahri Balliu, njihet dhe për miqësinë e ngushtë me kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, i cili pritet të rikandidohet nga Rama dhe të rivalizojë Mukën. Ky i fundit, një kandidat i preferuar nga Fahriu dhe klanet e PD –së, në Durrës si nga Fedinand Xhaferraj dhe disa personazhe të tjera, të cilët më shumë se sa kandidat fitues duan një biznesmen për ta rrjepur dhe për t’i marrë ç’të munden.
Se për të fituar Bashkinë e Durrësit me Ardian Mukën, duket se jo vetëm është shumë e vështirë, por duket një mision i pamundur. Aq më tepër kur misionin e udhëheq Fahri Balliu.
Kjo video tregon skandalin se si Lulzim Basha përzgjedh kandidatët të cilët nuk vijnë si propozime të demokratëve, por të klientelës së tij.
Muka duket në hapat e fundit pas pazarit me Fahriun dhe takimit me Doktorin, pritet të ulet me kunatin e Lulzim Bashës, për të marrë aprovimin e familjes si kandidat./CNA.al
Video pazari Fahri Balliu-Ardian Muka:
Fahri Balliu në pazar me Ardian Mukën
Fahri Balliu në pazar me Ardian Mukën
Publiée par CNA.al City News Albania sur Lundi 14 janvier 2019
Kur Fahriu ushqehet me duar
Publiée par CNA.al City News Albania sur Jeudi 22 novembre 2018