Në vijim të “Rubrikës” që CNA.al prej ditësh nëpërmjet fotove tregon sesi kanë ndryshuar në vite politikanët shqiptarë, sot po sjellim një tjetër personazh.
Bëhet fjalë për Edmond Spahon, kreu aktual i grupit parlamentar të PD-së. Edmond Spaho prej gati 30 vitesh vitesh në politikë, me servilizmin e tij ka mundur të shkojë deri në postet më të larta të PD dhe pushtetit.
Në gati 30 vite demokraci shumicën e kohës ai është paguar nga taksat e shqiptarëve si ministër, zv/ministër, deputet, kryetar i Komisionit parlamentar të ekonomisë, nënkryetar Kuvendi dhe, së fundit kryetar grupi parlamentar të PD.
Edhe pse në 2009 u dëbua nga Berisha pas tradhëtisë së tij me Pollon, duke u zvarritur si një kërmill, arriti të kapej dhe të shpëtojë nga kamerdarja e Lulit.
Edmond Spaho në korridoret e PD-së, shpesh shikohej thjeshtë si servil e zyrtaruc, ku shumë personazhe e thërrisnin kërmilli, për shkak të sjelljes së tij politike.
Edhe ndonjë ministër socialist që e ka përzemër “kërmillin” e PD-së, ndërsa Rama i thotë “profesor”.
Por, Spaho sikurse CNA.al e ka raportuar rezulton të ketë vënë edhe jo pak pasuri në këto vite. Për të gjithë ata që nuk e dinë Edmond Spaho është zotëruesi i një vile në Golem, të cilën e kishte në emrin e vjehrit të tij, pronë e cila më pas ka kaluar në emër të bashkëshortës.
Po të shohësh deklaratat e pasurive të Edmond Spahos (deklaratat) shikon se ai ka trashëguar së fundi nga babai i tij rreth 40 piktura, asnjëra prej tyre, sipas deklaratës të vitit 2016, nuk e kalon vlerën 20 mijë lekë të reja.
Ai ka ecur gjithmonë ne nivele të dyta dhe të treta, mjafton që të ishte në lojë, dhe këtë e ka bërë shumë mirë.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe deputetet, Edi Paloka, Edmond Spaho, Sali Berisha, perpara nje mbledhje te deputeteve te opozites ne qytetin e Durresit.