Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, ka apeluar për të gjithë qytetarët që të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaporta biometrike. I ftuar në studion e emisionit “Koha për t’u zgjuar” në News 24, ai theksoi se zyrat e gjendjeve civile do të jenë të hapura për të kryer të gjithë aplikimet me qëllim që qytetarët të pajisen në kohë rekord me dokumentet e identitetit.
Në fjalën e tij, ai përsëriti faktin se nëse nuk pajisen me karta dhe pasaporta, qytetarët humbasin kështu të drejtën për të marrë shërbimet në zyrat shtetërore apo edhe ato private. Duke shtuar se janë 1.4 milionë karta dhe pasaporta, të cilat skadojnë duke nisur nga muaji shkurt, Doracaj ftoi qytetarët të aplikojnë dhe mos ta lënë këtë proces për ditën e fundit.
INTERVISTA E PLOTË: Çfarë ndodh me pasaportat dhe kartat e identitetit?- Më lejoni t’iu informoj përmes emisionit tuaj, që tashmë janë bërë 10 vjet nga aplikimi i parë për dokumente biometrikë për karta identiteti e pasaporta dhe ka filluar ose më sakët në fillim të muajit shkurt, fillon afati i skadimit për të gjitha ata shtetas që kanë aplikuar 10 vite më parë.
Ne kemi filluar komunikuar komunikimin intensiv me publikun me shtetasit shqiptar, të cilët kanë vlefshmërinë e kartave të cilat iu skadojnë gjatë muajit shkurt me qëllim që ata tiu drejtohen zyrave për t’u pajisur me dokumentet e rinj të identitetit.
Unë isha në një nga zyrat para ca ditësh, dhe kishte një radhë të madhe njerëzish, si do të të organizohet kjo gjë sepse besoj se do të këtë dyndje në këtë moment? Tashmë ka filluar organizimi, është një punë që ka vijuar më parë. Nuk është vetëm çështja e momentit të fundit.
Vihet re një fluks në rritje. Unë dua të falënderoj qytetarët të cilët ia janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve për tu [pajisur me dokumente të vlefshme. Edhe në Durrës, këtu ku jemi sot ë hapen zyra dhe poste të reja aplikim për qytetarët në mënyrë që të eliminojmë radhët në aplikim.
Flitet për 1.4 mln karta dhe pasaporta, do të arrihet që deri në momentin e zgjedhjeve që të pajisen qytetarët me këtë? Më lejon që tu sjell në vëmendjen tuaj që 10 vite më parë ka qenë e njëjta situatë, ku edhe ambientet e shërbimit nuk ishin siç janë sot dhe fluksi ishte edhe më i madh. Ne kemi arritur të marrim masat për të krijuar shpejtësinë e aplikimit për shtetasit shqiptarë.
Çfarë do t’iu thoni qytetarëve në këto rrethana?- Unë dua të mirëkuptoj dhe falënderon që janë përgjigjur thirrjeve, kompania koncesion are po marrin masa për të punuar me orar të zgjatur, orar pa orar. Të shtunave dhe të dielave ne do të punojmkë dhe do të ndihojmë qytetarët. Vetëm ditën e shtunë në Tiranë janë bërë më shumë se 1 mijë aplikime për karta.
Fluksi do të përballohet?- Fluksi do të përballohet si nga ana e burimeve njerëzore ashtu edhe në prodhimin e kartave biometrike në kohën e nevojshme. Kur e ka të detyrueshme një qytetarë e ka detyrueshme të shkojë për të rinovuar kartën apo pasaportën?
Në momentin kur e konstaton se ka një datë skadimi. Më lejoni se këtë do të sqaroje, nëse ju posedonin në ID kartë, e cila është e skaduar apo në prag skadence ju nuk mund të merrni shërbimet jo vetëm në sportelet e shtetit, por as në ato private.
Në lidhje me pasaportën është e vërtetë se tre muaj para se të dkadojë nuk mund të udhëtojnë aeroporte apo në pikat kufitare. Një kujtesë për të gjithë qytetarët që të shikojnë datën e skadencës… Absolutisht. Ky ka qenë edhe qëllimi ynë i komunikimit që mos ta lënë qytetarët aplikimin për ditën e fundit, por ta shtrinë në kohë.