osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deputeti i LSI-së, xhaxhai i të cilit rreh studentët: Fajin e ka Edi Rama

Deputeti i LSI-së, xhaxhai i të cilit rreh studentët: Fajin e ka Edi Rama

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar mbi Policinë e Shtetit dhe përpjektjet e Ramës, sipas tij, për ta implikuar atë në veprimtari kriminale.

“Edi Rama ka kompromentuar rëndë rolin e Policisë së Shtetit. Të gjithë shqiptarëve i’u kujtohet si Kryeministri i vendit i bënte thirrje Policisë së Shtetit nga Kuçova të hiqnin kapelet dhe të bënin fushatë për Rilindjen, duke shkelur rëndë Kushtetutën e vendit.

Të gjithë e mbajnë mend si Edi Rama angazhoi Policinë e Shtetit për të mbledhur vota për Rilindjen. Doli qartë që Edi Rama angazhoi të gjithë strukturën e Policisë së Shtetit në përkrahje të krimit të organizuar dhe kjo e vërtetuar nga përgjimet e antimafias italiane. Janë ende tre drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në kërkim për përfshirje në trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Jemi në krah të Oficerit të Lartë Zagani, që demaskoi gjithë skemën kriminale të Policisë së Shtetit e cila drejtohej drejtpërdrejtë nga Edi Rama dhe të cilin e detyroi të kërkonte azil për shkak të presionit që Edi Rama i ushtroi.

Jemi në krah të Oficerit të Lartë Nuhu, që denoncoi publikisht një skandal të Policisë në Komisariatin e Krujës, ku ishte i implikuar drejtpërdrejtë deputeti i Partisë Socialiste dhe Edi Rama në mbrojte të dhunuesit i bënte presion drejtpërdrejtë Oficerit të Policisë duke e detyruar të kërkojë azil.

Jemi në përkrahje të çdo efektivi policie që lufton krimin e organizuar.

Policia e Shtetit ka nevojë të shkëputet nga urdhrat e një Kryeministri trafikant sepse Policia e Shtetit është e qytetarëve dhe jo e Edi Ramës dhe e trafikantëve të tij”, shkruan Brahimllari, i cili në fakt, “harron” të përmendë xhaxhain e tij, që është në krye të dhunës policore kundër studentëve.