osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një hajdut shqiptar del me foto në Selanik. Këshillat si të ruhemi nga xhepistët

Një hajdut shqiptar del me foto në Selanik. Këshillat si të ruhemi nga xhepistët

Në bashkëpunim me ekspertë të Policisë së Shtetit, NOA.al ju rendit dhe disa këshilla të vlefshme si të ruheni nga xhepistët në mjedise publike

SELANIK TIRANË, NOA.AL – Ka mjaftuar vjedhja e një portofoli në autobus, që një i ri shqiptar të ekspozohet kudo si hajdut nga i cili duhet të ruhemi.

Personi që shikoni në fotot që ju sjell noa.al është Gerin Mustafa, i biri i Hyqmetit dhe Natashës, i datëlindjes 1981, njohur dhe me emrin “Xherri”.

Mustafa është arrestuar në Selanik, thanë sot burime nga policia lokale pasi vodhi portofolin e një burri 57-vjeçar në një autobus në Selanik.

Megjithatë, forcat policore besojnë se vjedhja e fundit nuk ishte e vetmja që “Xherri” ka realizuar në Greqi.

Dyshimet janë së Mustafa ka kryer sistematikisht futje duarsh në xhepat e udhëtarëve, ndaj publikimi i fotove mund të nxisë persona të dëmtuar që ta identifikojnë si autor të vjedhjes së tyre duke qenë me të njëjtin person në linjat urbane.

Në këtë pikë, NOA.al ju rendit më poshtë disa këshilla të vlefshme si të ruheni nga xhepistët në mjetet e transportit publik, por jo vetëm. Gjithashtu duhet të ruhemi edhe në mjedise publike, qendra tregtare, tregje, mjedise argëtimi, etj.

Këto këshilla vijnë në bashkëpunim me ekspertë të Kriminalistikës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit:

-Mos i vendosni portofolët në xhepat e pasmë të pantallonave. Siguria aty është minimale. Një hajdut mundet që të fusë duart e ta rrëmbejë duke u zhdukur në rrëmujë njerëzish. Për më tepër, ka hajdutë profesionistë xhepash që vjedhin pa u ndier.

-Nëse keni çanta, e kjo vlen më shumë për femrat, sigurohuni që ajo të mos jetë e hapur. Nëse ka zinxhir, mbylleni gjer në fund. Nëse keni para në çantë, zhytini sa më në fund dhe mbajeni fort çantën që mos ua kapë dikush.

-Mos mbani shuma të mëdha me vete.

-Mos nxirrni shuma të mëdha parash kur jeni në mjedise publike si ato që përmendëm më sipër. Fjala vjen nëse keni dalë për Pazar në një qendër tregtare dhe keni me vete nja 50 mijë lekë apo 400 euro, kujdesuni që t’i keni të ndara me qëllim që të nxirrni vetëm ato që ju duhen për blerjen që jeni duke bërë.

-Nëse keni shuma të mëdha me vete, mos u ekspozoni në asnjë mënyrë. Nëse jeni duke folur me dikë, mos përmendni asnjëherë faktin se keni para me vete. Dikush mund të dëgjojë dhe t’ju shënjestroë. Janë hajdutë që qarkullojnë në ambientet e përmendura më sipër, enkas për këtë qëllim dhe presin thjesht “gjahun” e radhës.

-Mos ngurroni të klithni për të kërkuar ndihmë nëse dikush tenton ose ia del t’ju plaçkisë. Në morinë e njerëzve, dikush mund të marrë zemër që ta ndalë hajdutin.

-Nëse ndodh t’ju plaçkitin, njoftoni policinë. Tregoni cila është shuma që ju është vjedhur dhe jepni të dhëna për atë që ndodhi dhe përshkruani personat e dyshimtë që mund të keni pikasur. Kur të denonconi, gjithsesi mos mbani shumë shpresë që paratë t’ju kthehen, edhe nëse autori apo autorët kapen. Ekspertët e policisë do t’ju tregojnë dhe foto elementësh kontigjentë, por ata pohojnë se rrallë ndodh që të prangosurve t’u gjenden edhe paratë apo sendet e tjera të vjedhura, ose më e shumta, një pjesë e vogël e tyre. Sepse hajdutët kujdesen që paratë e vjedhura t’i shpenzojnë ose fshehin duke e ditur se mund të kapen, e për më tepër, rrallë ndodh që hajdutët të kapen sapo ka ndodhur ngjarja.

E në fund urojmë shumë që këto këshilla mos ju duhet t’i përdorni!