Të martën më 15 janar, ministri i Jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Mass, do të duhet të presë në Berlin, ministrin e Jashtëm shqiptar.
Por as Gent Cakaj dhe as Ditmir Bushati nuk do të jenë të pranishëm.
Cakaj, sepse përfundimisht Presidenti i kemborve i cili duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese e shkel kushtetutën në rastin më te paktë dy herë, njëri për mos shkarkimin e një ministri kur i kërkohet nga kryeministri dhe tjetri për mos dekretimin e një ministri kur kerkohet nga kryeministri, atribute qëm nuk i ka palo presidenti, i cili tashmë është paditur dhe pritet gjykata e re Kushtetuese për ta vënë para përgjwegjësisë deri në largimin e tij
Ministria shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, bënë të ditur sot se Bushati edhe pse është në detyrë pasi Presidenti nuk e dekretoi shkarkimin e tij, ka vendosur të mos shkojë në Berlin ku e pret z.Mass për një takim bilateral të planifikuar prej kohësh.
Në këtë mënyrë, përplasja institucionale mes Presidentit dhe Kryeministrit, me në fokus kreun e diplomacisë shqiptare, ka prodhuar pasojat e para në politikën e jashtme të vendit, duke filluar nga marrëdhëniet me Gjermaninë, vendi me më shumë peshë në Europë.
Zhvillimet e fundit kanë detyruar Ditmir Bushatin të anulojë axhendën e jashtme, pjesë e së cilës ishin edhe dy takime në Bruksel, ai më 10 janar, gjithashtu i anuluar, me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, si dhe takimi me eurokomisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, edhe ky i anuluar.
Për rrjedhojë asnjë nga takimet nuk u realizua.
Megjithatë, nëse deri të mërkurën më 16 janar, nuk do të ketë ndryshime, Bushati do të duhet ta presë në Tiranë, ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Moavero Milanesi.
E po ashtu do të duhet të presë të enjten më 17 janar, edhe ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok.
Për të ruajtur seriozitetin e shtetit, Ditmir Bushati nuk ka kërkuar anulimin e këtyre dy vizitave, për sa kohë ata janë ftuar nga autoritetet shqiptare.
E nga ana tjetër të dy ministrat e Jashtëm, ai italian dhe ai holandez, e kanë konfirmuar vullnetin për t’u takuar me ministrin Bushati, pavarësisht zhvillimeve të fundit.