Administratori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe ai i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës i kanë dërguar një kërkesë kompanisë së sigurimit “MYRTO Security” për të ndaluar hyrje daljet e personave të paautorizuar në ambjentet e godinave, pikërisht aty ku janë ngujuar disa studentë.
Kërkesa e plotë:
“Nisur nga situata e konstatuar në ambjentet e brendshme të Godinave të Fakulteteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikë, ku disa persona janë grumbulluar në katin e parë (në holl), si dhe faktit që në godinë nuk ka aktivitete mësimor dhe asnjë aktivitet tjetër administrative apo akademik, ju lutem të merren masa për respektimin e Kontratës Shërbimit, të Amendamentit të Kontratës së Shërbimit, rregulloreve të shërbimit dhe rregulloreve të institucionit, për të mos lejuar hyrje-daljet e personave të paautorizuar në ambjentet e territorit të godinave dhe në ambientet e brendshme të tyre.”