Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Financave do të shkojnë në Universitete për të biseduar me studentët.
Sipas Ramës, ata do të japin shpjegime, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit.
“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.