I gjendur përballë mediave, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, është pyetur edhe lidhur me dhunën e pretenduar nga studentët se është ushtruar prej forcave të policisë.
“Ne kemi pasur këto ditë shqetësime sa i përket bllokimit të disa universiteteve, bllokim i cili ka çuar që një pjesë e madhe e studentëve t’u pamundësohet vijimi i studimeve. Mbrëmë ka pasur një kërkese nga drejtues të universiteteve për ndihmë, në mënyrë që të liroheshin ato mjedise që janë zënë me barrikada të improvizuara nga një grup i vogël personash.
Kryesisht veprimet janë bërë nga strukturat e policisë private të këtyre universiteteve. Policia ka mbështetur nga larg këtë veprimtari. Dhe dua të them që garancia që u jepet universiteteve dhe paprekshmëria e mjediseve universitare do të thotë paprekshmëri nga çdo formë e dhunës apo e pasigurisë”,-ka thënë Lleshaj.
LEXO EDHE: Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes në Greqi
Gjithashtu ministri Lleshaj është pyetur lidhur me qëndrimin që do të mbahet për veprimet e kryera nga studentët dhe nëse ata do të ndiqen penalisht. Lidhur me këtë çështje, ai tha se nëse do të jetë e nevojshme, studentët do të ndiqen penalisht si individë dhe jo si “studentë”.