osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kokaina e Metës dhe Berishës jo rastësisht u trafikua përmes Kuliçëve, pronari “Arbri-Garden” bëri korrierin kur Dritan Dajti vrau 4 oficerët antidrogë

Kokaina e Metës dhe Berishës jo rastësisht u trafikua përmes Kuliçëve, pronari “Arbri-Garden” bëri korrierin kur Dritan Dajti vrau 4 oficerët antidrogë

Kur Dritan Dajti, vrau katër oficerët e antidrogës në Durrës nëntë vite më parë, Arbri Kuliçi ka qënë vetëm 17 vjeç. Ka qënë thjeshtë dhe vetëm një informator i të afërmit të tij Agron Kuliçi. Asokohe zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, syri, veshi dhe krahu i Sali Berishës në policinë e shtetit. Dhe sikurse shkruan dhe ambasadori amerikan në Tiranë në kabllogramet e tij drejtuar DASH referuar dhe deklaratave të drejtorit formal të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj,

Agron Kuliçi ishte drejtori real i Përgjithshëm i Policisë dhe ai nuk prekej. Pasi mbrohej nga Berisha. Ndonëse akuzohej për favorizim të trafikut të drogës së rëndë kokainë dhe heroinë si dhe trafikues i saj në rrugë tokësore dhe detare përmes portit të Durrësit në vendet e BE.

Dhe rasti konkret, si për të vertetuar atë që shkruanin kabllogramet e ambasadorit amerikan për DASH, Agron Kuliçi i dërgon në pritë Dritan Dajtit 4 oficerët e policisë së antidrogës. Të cilët kishin rënë në gjurmët e trafikut të 32 kiliogramë kokainë në drejtim të Italisë përmes portit të Durrësit.

Ndërkohë që pasi kishin mbërritur në Itali është kërkuar rruga ajrore për ta transportuar në drejtim të Gjermanisë. Por është ndaluar në aeroportin e Milanos.

Asnjë fjalë nuk u shkrua atë kohë, por u mbyll shpejt e shpejt. Mësohet se droga ka qënë e Shkelzen Berishës, dhe u mbyll pa asnjë informacion në media që asokohe e përcolli lajmin në heshtje totale. U mbyll përfundimisht me vrasjen e katër oficerëve të antidrogës, që u çuan nga Koliçi në pritë të Dritan Dajtit në Durrës. Dy i vrau vetë Dajti, ndërkohë që dy të tjerët u “pastruan” nga njerëzit e Koliçit në aksion.

Mësohet se njeriu që ka lajmëruar për hesap të Agron Koliçit se kanë mbërritur afër vendndodhjes së Dritan Dajtit katër oficerët e antidrogës ka qënë as më pak e as më shumë por 17 vjeçari Arbri Koliçi. I cili ka ndërlidhur si “korrier” tërë palët, në kurriz të oficerëve të antidrogës së vrarë në Durrës.

Asokohe ka marrë një shpërblim në para, si i ri që ishte duke bërë jetë luksoze. Më pas është shpërblyer tamam. Duke ngritur biznesin e “bananeve”. Ku në të vërtetë, është një firmë në pronësi të Metës dhe Berishës, përmes dy Koliçëve.

Marrëveshja ka funksionuar “sahat” saktësojnë burimet.

Nga viti 2012 fillojnë ngarkesat nga Ekuadori dhe vendet e tjera të Amerikës Qëndrore në drejtim të Shqipërisë. Por dhe financimi nga ana e qeverisë shqiptare përmes projekteve të BE të këtij biznesi nuk kanë munguar. Për të ngritur infrastrukturën e magazinimit dhe të trafikimit të kokainës. Financim në kundërshtim me ligjet, pasi financohet vetëm prodhimi vendas.

Ish ministri i LSI tek Bujqësia Edmond Panariti mashtron kur thotë se Ministria e Bujqësisë përmes AZHBR ka pasur vetëm rol trajnues dhe tërë procesin e kanë udhëhequr partnerët ndërkombëtarë që hedhin këto para. Po marrëveshja e nënshkruar nga gruaja e Vangjel Tavos si drejtore e AZHBR në varësi të Panaritit pse u bë, ishte fiktive?!

Nga ana tjetër, Arbri Kuliçi-Çekaj nuk ishte emër i panjohur për botën e krimit. Prokuroria ka sekuestruar dokumentet e kompanisë së Arbër Çekajt nga të cilat rezulton se “Arbri-Garden” ka marrë 400 ngarkesa nga Kolumbia dhe Ekuadori. Për më tepër Prokuroria ka rihapur dosjen e vitit 2015, ku kompania u dyshua për përfshirje në trafik kokaine.

Mësohet se në vitin 2015, në Ekuador është kapur kokainë në kontenierët e kompanisë “Arbri-Garden”. Por hetimet ngecën në atë kohë në pritje te leterporosise nga Ekuadori. Që nuk mbërriti asnjëherë, ose u zhduk si përherë nga mbrojtësi zyrtarëve të korruptuar ish kryeprokurori Adriatik Llalla apo ish ministri i Drejtësisë, përfaqësues i LSI.

Ndërsa në Tiranë ministri i bujqësisë i LSI përmes drejtores së AZHBR bashkëshortes së deputetit të LSI Vangjel Tavo i jepte 200 mijë euro Arbri Kuliçit-Çakajt për të ndërtuar frigoriferë dhe mbajtur në temperaturë normale kokainën që po trafikonin.

Ndaj themi që mbi 613 kiliogramët e kokainës së sekusetruar janë të Metës dhe Berishës, që përmes njerëzve të tyre kanë bërë trafikimin. Kanë pasur dhe ngarkesa të tjera, që për shkak të lidhjeve në policinë e shtetit dhe në sektorë të tjerë ligjzbatues kanë kaluar ndoshta.

Këto ranë në “qarkun” e policisë shqiptare, falë dhe këmbënguljes së organeve ligjzbatuese vetëm shqiptare. Pa asnjë hallakatje të mëtejshme. Ndaj Kuliçi i madh dhe i vogël duhet të flasin, të shpëtojnë veten.

Meqë Arbri Kuliçi tha se ishte një “bretkocë” le të fillojë me zbulimin e “peshkut të madh”. Eshtë kohë e artë për të shpëtuar veten./Pamfleti.com