Doktorresha e Shkencave Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat tha se kryeministrit Rama, i kanë mbetur dhe pak muaj jetë, për shkak të përdorimit të drograve.
Përmes njohurive që Doktorresha ka përfituar mbi shfletime dhe përkthimeve e mijëra faqeve mbi atomet, materien dhe antimatierien… ajo sqaroi opinionin publik dhe për efektet që kanë izotopet e alkoolodëve në trupin e njeriut, duke nënvizuar se kryeministri është nën efektin e tyre.
Por, komenti i saj nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së avokatit Romeo Kara, i cili i shpjegon Doktorreshës përmes një statusi se:
“Izotopet e topeve hajdute, po i bejne karshillik atyre te alkolodeve, dhe po na betohen me lote ne sy, se kurre nuk do te na braktisin, te na lene te qete dhe te shohin hallin e tyre.
Perballe te gjithe llojeve te topeve, nga A te Z, duhet pozicionuar mire nga lartesite e perdhosura te Tomorrit, topi i ligjit, me shenjester kohore 1991-2019.
Pastaj duhen vleresuar drejt, skorrjet e races njerezore, nese kane apo nuk kane ndonje izotop me vlere.
Deri atehere le te mahnitemi nga krye’izotopja, larve mbareshtuese e topeve.”, shkruan Kara./Ekskluzive.al