Hipokrizia e çiftit Metaj-Kryemadhi, të cilët, nga njëra anë i nxitin e vërsulin studentët e tyre militantë në protestë, nga tjetër, u japin dajak me policitë private, që janë biznes i miltantëve të LSI dhe drejtohen, nga familjarë të këshilltarëve e deputetëve të kësaj partie është një realitet dhe identiteti i kesaj force politike.
Mos u çuditni vetëm nga fakti, se shefi i policisë private në Universitetin Politeknik ”, që i “kopanisi” studentët, është vjehrri i deputetes LSI-te Floida Kërpaçi, babai i këshiltarit të çiftit Metaj-Kryemadhi dhe xhaxha i deputetit Endrit Braimllari. Kjo është Lsi ku kunetër dhe kushurinj janë deputet, pronar, protestues dhe ushtarë të Çizmemadhes.
Por, nëse shefi policor privat, i Universitetit Politeknik, që dhunoi fizikisht studentët brenda auditorit, është babai, vjehrri dhe xhaxhai i 2 deputetëve e 1 këshilltari të LSI, pronari i policisë private “Myrto Security” de jure është Jurgen Myrto, anëtar i Senatit të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe aktivist i LSI, e gjithë kjo bandë skraparlinjshë e vendosur aty prej vitesh nga hajduti Dhori Kule.
Dje, “çeta” opozitare PD, dhe sot Lyli kërcënoi Ramën dhe firmën Gjici se gjoja ajo dhe qeveria kishin dhunuar studentët dhe “denoncoi” me zë e më figurë, video-dhunën psikologjike e fizike, që ishte ushtruar ndaj studentëve brenda në auditore.
Por Lyli nuk e dinte se po denonconte veten dhe koalicionin pa lidhje PD-LSI kur kompania që merr 6 milion euro për të sigurar objektet universitare ëshjta po ajo që grabit parat tek spitali Nene Tereza e denoncuar nga Edi Rama dhe shefat dhe pronari de fakto i kësaj polici private me emrin “Myrto Security”, quhet Xhevdet Braimllari, i cili qenka, vjehrri i deputetes LSI-te Floida Kërpaçi, babai i këshilltarit diplomatik të çiftit Metaj-Kryemadhi dhe xhaxha, i deputetit Endrit Braimallari. /Ekskluzive.al