Pa koment, për pavarësinë e kreut të shtetit
Ditën e shtunë, dy bashkëshortët Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, njeri si President Republike, ndërsa tjetra si kryetare partie LSI, kanë bërë dy deklarata publike, si kujtesë adresuar kryeministrit Rama, në lidhje me reformën në drejtësi, të cilat janë identike, sikur kanë dalë nga e njëjta “gjuhë”.
Deklarata e Dr. Monika Kryemadhi
– “Ne kemi qënë dhe mbetemi promotorët dhe mbështetësit më seriozë të reformës në drejtësi, ndaj dhe nuk do të lejojmë kapjen e reformës dhe deformimin e ndryshimeve kushtetuese konsensuale të Korrikut 2016. Krijimi i shtetit të se drejtës, është një kusht jo vetëm për proçesin e integrimit europian, por edhe të një jete me dinjitet për çdo qytetar shqiptar”.
Deklarata e Dr. Honoris Causa” Ilir Metaj
– “Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash. Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtesi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet”./Pamfleti/