Lëvizja Socialiste për Integrim mbledh konventën kombëtare në Pallatin e Sporteve në Tiranë.
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama se LSI ka qenë krah protestës së studentëve si përgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama i cili shpesh akuzonte opozitën si forca që fshihej pas protestës dhe bojkotit të studentëve.
Luan Rama: “Po ishim me studentët me protestën sepse jemi me Shqipërinë dhe rininë e këtij vendi dhe të tjerët që bëhen xheloz le të rrinë në hallin e tyre dhe le të vazhdojnë të shohin si projektohet fundi i agonisë së tyre.
Jo vetëm kaq, LSI tha se me daljen në opozitë të LSI-së doli në dritë se kush ështe e keqja e Shqipërisë.
Luan Rama: LSI asnjëherë nuk ka bërë pazar për interesat e vendit. Zgjodhëm opozitën për të humbur pushtetin por fituam LSI pa makutë, batakcinjtë e servilët e hajdutët që sot janë në prehrin e rilindjes.
“Jo vetëm i ikëm tepsisë por i treguam shqiptarëve se cila është e keqja që arriti të fshihej të kamuflohej e të fitonte nën imazhin e LSI-së. Do të duhej të iknim ne nga pushteti që ti hapeshin petët e lakrorit të korrupsionit, krimit e drogës dhe firmave që fitojnë me dokumente të falsifikuara. Jemi këtu për ti thënë shqiptarëve jemi me ju dhe me interesat europiane duke luftuar kundër korrupsionit e krimit dhe do vazhdojmë të jemi faktor bashkues dhe i unitetit drejt integrimit Europian”.
Ne fakt Ilir Meta dhe banda që la pas, ishte një nga subjektet politke ku përfaqësuesit e saj u kapën në flagrancë duke paguar dhe vjedhur vota, por as kjo nuk mundi t’i mbulonte dhe shpëtonte 11 drejtuesit politik të saj që si pjesë e tepsisë mbanin poste drejtorash të rëndësishëm në administrat dhe sot janë pas hekurave. Por keto jane te paturpshme dhe qesharak duke dhënë amanetet e fundit para se të japinn llogari.