Ilir Meta ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama.
Duke reaguar në lidhje me çështjen e ministrit të Jashtëm, presidenti shkruan në Facebook se ‘ministria nuk mund të jetë një autoshkollë ku ustai mëson ‘gjeniun’.
Edhe pse zgjedhja e ministrave është një tagër i kryeministrit, Meta thotë se në PS ka shumë figura të tjera që mund të përfaqësojnë diplomacinë e vendit.
Ndër të tjera Meta shkruan:
“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla, e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria o ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.
SHQIPËRIA E PARA”, shkruan Meta.