osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lavdia dhe Pavdekshmëria e “Kapedanit” të filmit shqiptar

Lavdia dhe Pavdekshmëria e “Kapedanit” të filmit shqiptar

A ka kënaqësi e lavdi më të madhe për një aktor se ta thërrasin e ta kujtojnë me emrin e personazheve që ka luajtur. Bertin, pas daljes së filmit “Agimet e stinës së madhe” e deri në ditët e fundit të jetës thërrisnin në rrugët e Vlorës me emrin e Soll Lilit. Por, e thërrisnin edhe “Xha Sulo” apo “Kapedani”. Filmi dhe personazhi që janë lavdia dhe pavdekësia artistike e Albert Vërrisë.

Albert Vërria ka lindur më 3 shtator 1936 në qytetin e Fierit. Shkollën fillore e të mesme e kreu në qytetin e lindjes. Më 1963 përfundoi shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” në Tiranë. Ka fituar titullin “aktor” në vitin 1963 dhe që pas mbarimit të shkollës ka punuar si aktor profesionist në teatrin “Petro Marko” të Vlorës. Gjatë kësaj periudhe ka interpretuar mbi 90 role në teatër dhe mbi 40 role në film, duke u kthyer në një nga aktorët më të mirë të vendit.
Është nderuar me shumë çmime e medalje në festivalet kombëtare
Ka titujt;

Artist i Merituar
Artist i Popullit
Çmimin e parë të Republikës.
Çmimin e madh të karrierës
Qytetar Nderi i Qarkut Fier
Qytet Nderi i qytetit të Vlorës

Shuriku –roli i parë

Në kujtimet e tij, Albert Vërria kujtonte se që kur ishte i vogël, në moshën 3-4 vjeç shkonte në qytetin e lashtë të Apolonisë. Habitej nga ato mure, nga ai reliev, nga ata gurë të latuar. Arratia e përfytyrimit e çonte mendjen e tij “bredharake” prej fëmije kureshtar në kohëra thuajse virtual, ku imazhet që vinin nga fantazia përplaseshin me muret dhe relievet urbane të mbetura mbi dheun e atij qyteti antik si dëshmi e një kohe të vdekur. Dhe aty recitonte, “luante” mbi sheshin e vogël, hipte në shkallare, futej nëpër gurët ciklopikë. Ulej atëherë në shkallët e teatrit të “paprishur” dhe mendonte se çfarë historish rrëfeheshin aty, si luhej. Magjia e atij teatri iu ngulit thellë në mendje, u bë pjesë e ëndrrës së tij, e kujtesës dhe s’iu nda asnjëherë. Shumë shpejt filloi të improvizonte në shkallaret e shtëpisë së vet. Përfytyronte spektatorin përballë, ndonëse nuk kishte asnjë aty përveç vetvetes. Imagjinata harlisej dhe ai nisi të sajonte veprime e imitime fëminore me luftëtarë e shpatarë sypatrembur, ose me frikacakë e dinak, fshatarë që shisnin perime nëpër rrugë, gjitonë të tij. Në oborrin e shtëpisë filluan të mblidheshin fëmijët e lagjes, të cilët qeshnin e gazmonin me “lojën” e tij.

Ishte i vogël, por ja, mësuesi i tij kur vuri në skenë një pjesë të shkurtër me nxënësit e shkollës rolin kryesor ia dha atij. Ai i bëri pyetjen vetes: “Përse ma dha mua kur kishte plot nxënës të tjerë?”. Por kur u dha shfaqja, u pa se mësuesi nuk kishte gabuar. Po. Ajo shfaqje pati sukses. Dhe qysh atëherë, atë nuk e thërrisnin më me emrin e tij por me emrin e personazhit Shurik. Për herë të parë ai ndjeu, ndonëse turbullt, magjinë e teatrit, magjinë e lojës së aktorit, copëtimin e tij në dy qenie a dy identitete.

Fillimet e para si aktor profesionist

Aktivizimet me role në pjesë teatrale që vendoseshin në shkollë dhe pjesëmarrja në veprimtari të ndryshme artistike që organizoheshin në shkolla, e spikatën si një fëmijë me të ardhme në fushën e artit, kryesisht të aktrimit. Me çeljen e shkollës së lartë për aktor “Aleksandër Moisiu’, ai hyri në konkurs. S’ishin pak kandidatë të regjistruar për t’u futur në atë shkollë, por plot shtatëdhjetë konkurrentë, dhe prej tyre do të përzgjidheshin vetëm 16 vetë. Ai konkurroi dhe tek reagimet, fjalët e sytë e pedagogëve e ndjeu që kishte fituar. Disa aty për aty i thanë “shkëlqyer”. Dhe kur juria u shpreh me superlative për të ardhmen e tij, atëherë s’dinte më se sit a fshehte gëzimin. Albert Vërria kujtonte gjithnjë me respekt pedagogët e tij të shkollës Andrea Malo, Kujtim Spahivogli, rusen Nina Tifranova si dhe gjithë të tjerët. I dëgjonte mendimet e tyre si të ishin perëndi, pasi ata kishin qenë idhujt e tij, ikonat para të cilave duhet të lutej, të shpresonte, të përfalej, dhe më pastaj të kërkonte me ngulm dhe të shquante pas fjalëve të tyre “udhën” e jetës, përkryerjen e artit, dritën e famës. Pas përfundimit të shkollës do të emërohej si aktor profesionist në teatrin “Petro Marko” të Vlorës. Në qytetin bregdetar, vetëm një vit më parë ishte krijuar teatri profesionist, 1962, dhe prej 10 vjetësh ishte krijuar estrada profesioniste.

Teatri dhe Estrada përbëheshin nga aktorë të mirë, të cilët kishin krijuar individualitetet e tyre dhe ishin të dashur për vlonjatët e kohës. Në fundin e vitit 1963, trupa e teatrit dramatik, pjesë e së cilës ishte dhe aktori i ri, Albert Vërria do të vendoste në skenë dramën “Familja e peshkatarit’, shkruar nga Sulejman Pitarka, me regji të Nazmi Bunjakut. Ishte shfaqja e dytë që teatri vendoste brenda një kohe të shkurtër që nga viti 1962 kur u krijua. Mes aktorëve të tjerë do të spikaste dhe i riu Vërria. “Teatri profesionist i Vlorës është një nga grupet më të reja të vendit, akoma s’ka mbushur moshën njëvjeçare. Bërthama e tij përbëhet nga disa aktorë me përvojë skenike, ndërsa shumica dërrmuese e të tjerëve, janë aktorë të rinj, ish-punëtorë, nxënës, arsimtarë ose nëpunës që e dashuronin artin dramatik e që me guxim u ngjitën në skenën e teatrit për të mëshiruar heronjtë e veprave dramatike. Provat e para në skenë ata i dhanë me dramën “Fundosja e skuadrës”, në të cilën aktorët kaluan para një prove me të vërtet serioze……”( gazeta “Drita” -14 korrik 1963 )

Role në teatër

Në prill të vitit 1965, Albert Vërria luan në komedinë “Kush qesh i fundit”, shkruar nga një rus e me regji të Nazmi Bunjakut. Albert Vërria luan në rolin e Tuljagës, njeriut frikacak mbi kurrizin e të cilit çdo keqbërës mund të hedhë si të dojë vallen. Në dhjetor të vitit 1967, ai do t’i bashkohet trupës së estradës profesioniste për të luajtur rolin kryesor, atë të Sokratit, në shfaqjen “Zëri i Gruas”. Ishte debutimi i parë i Albert Vërrisë, por ai tregoi se dinte të luante bukur dhe në skenën e estradës dhe spikati për veçoritë në lojën e tij, duke fituar simpatinë në rritje të artdashësit vlonjatë.

Ai do të luajë dhe në shfaqjen “Shokët”, “Rrënjët”, regjisor i shfaqjes së estradës “Qesh e mendo” në maj të vitit 1973, aktor në shfaqjen e estradës “Portrete të kohës”, shtator 1975, “Vite të vështira” qershor 1976, “Fundi i një komedie” janar 1979, “Pabesia” gusht 1980, “Lidhur si fishekë gjerdani” gusht 1981, “Kur mbyllnim fontanën” dhjetor 1981, “Nëntori i Flamurit” nëntor 1982, “Kur vjen sezoni” maj 1983, regjisor në shfaqjen e teatrit “Në fillim të sezonit” korrik 1983, aktor në dramën satirë “Ç’ka këtu për të qeshur” shtator 1983, aktor në shfaqjen e estradës “Buzëqeshja e një mbrëmje” dhjetor 1983, aktor në shfaqjen “Pallati 176” në rolin e Jovan Bregut” maj 1987, “Lajme të vonuara nga ura e Qabesë” 1989, “Përsëri Zylo” nëntor 1989, regjisor në shfaqjen “Mashtruesi Ce Ce” prill 2010. Shfaqja ka rikthyer në teatrin “Petro Marko” aktorin e njohur Albert Vërria, por tashmë në rolin e regjisorit. E veçanta e sjelljes në skenë të kësaj pjese nga regjisori Vërria është sjellja e një personazhi që në origjinal është femër, por Vërria ka zgjedhur ta sjellë të interpretuar nga një mashkull

Role në filma

Rrethimi i vogël – (1986), Melodi e pandërprerë – (1985), Ditë të qytetit tim – (1982) (TV), Goditja – (1980) (TV), Përtej mureve të gurta – (1979), Në fillim të verës – (1975), Shtigje të luftës – (1974), Shpërthimi – (1974), Operacioni Zjarri – (1973), Brazdat – (1973), Kapedani – (1972), “Koncert në vitin 1936” – (1978), “Agimet e stinës së madhe” e të tjerë filma.

Aktori i roleve të vështira

Ka luajtur role mes vështirësive të mëdha, por edhe karaktere të vështira për t’u luajtur. Në filmimin “Agimet e stinës së madhe”, në rolin e Soll Lilit, bashkë me shokët futeshin në kënetë që në orët e para të mëngjesit e dilnin prej andej në orët e mbrëmjes. Ujët ishte i pisët e i mbushur me shushunja e nepërka. Në një rast për pak sa nuk është mbytur kur i është dashur të krijojë skenën e mbytjes në një gropë “thithëse”. Në kushte të vështira ka luajtur dhe rolin në filmin “Operacioni Zjarri” në rolin e Hilukut (memeci). Mbi trupin e tij e të shokëve të tij hidheshin pa pushim bote me ujë për të krijuar rrebeshin e madh të shiut. Por askush nuk tërhiqej, edhe pse rrobat u ngjiteshin pas trupit e lagështia iu hynte në trup.

1971 – shtator fillojnë xhirimet e filmit “Kapedani”

Prej disa kohësh kanë filluar xhirimet për kinokomedinë e re “Kapedani” ku në rolin kryesor është aktori i Vlorës, Albert Vërria. Në gazetën “Drita” të datës 1 gusht 1971 aktori do të jepte këto përshtypje për filmin:“Kam luajtur dhe në filma të tjerë, por është hera e parë që më besohet një rol kryesor.”

-A ju pëlqen ai?
-Sigurisht. Është një tip në përgjithësi interesant. Nuk mund të them dot qysh tani, në se do të arrij ta interpretoj në mënyrë të tillë, që të kap të gjitha nuancat e karakterit të tij të ndërlikuar. Xha Sulua është njeriu ynë dhe kjo përbën njërën anë të karakterit të tij. Por ai, si mjaft pleq që i hasim kudo në jetë, është i molepsur nga mbeturinat patriarkale, të cilat duhen fshikulluar me humor.
-Si ju duket kalimi nga interpretimi në skenë, të interpretosh para kamerës së operatorit?
-Sigurisht nuk është i njëllojtë. Ndonjëherë këtu ndodhesh shumë ngushtë aq sat ë duket sikur s’ka asgjë për të thënë, sikur mbetesh bosh. Por kjo sidoqoftë kapërcehet…”

“Kapedani” filmi që e bëri të famshëm

Ja si e ka kujtuar Albert Vërria momentin kur u thirr për të luajtur në film. Ishte vetëm 32 vjeç dhe duhet të luante rolin e një burri mbi shtatëdhjetë vjeç.

“Po vinim nga Vlora për të dhënë një shfaqje në Tiranë. Ishte ora 11 dhe sapo zbres nga treni më kap Ismail Zhabjaku, asistent regjisor. “Në ora 15 do të bëhet një kinoprovë për rolin e Xha Sulos, partner do të kesh aktorin Nikolin Xhoja, merr tekstin, më tha, dhe hajde në kinoprovë”. Mora tekstin, e lexova, kohë nuk kisha dhe ndaj u futa tek parku “Rinia”, karshi “Dajtit”. Pasi mësova tekstin fillova ta them me zë. Nuk mora parasysh askënd, kush ecte dhe kush vinte. Nuk më interesonte fare, nëse thoshin për mua se jam i çmendur apo budalla. Fillova me mish e me shpirt ta materializoja rolin e “Xha Sulos” te vetja ime. Ky rol kishte shumë gjëra që unë vetë nuk i kisha si Albert. Kishte plastikë, pasi personazhi i “Xha Sulos” ishte 70 vjeç, kurse unë isha sa gjysma e moshës.

Veç kësaj ai kishte edhe pikëpamje konservatore. Ishte një njeri që e urrente femrën dhe e konsideronte inferiore, nuk e donte në pushtet dhe dëshironte që ajo t’i lante këmbët. Këto ishin në kundërshtim me mua vetë si Albert. Bëmë kinoprovën. Pasi mbaroi grimi, hyra pak a shumë në petkun e rolit. Falë edhe Nikolin Xhojës, aktor me shumë eksperiencë, arritëm që pjesën ta bënim mjaft mirë. Ne aty luajtëm pjesën e të dehurve, që pasi na kishin vënë edhe fletërrufe, pimë e dendemi, biem edhe poshtë tavolinës (unë vetë nuk pi fare alkool). Në konkurrim kishte dhe pretendentë të tjerë, emra të spikatur të teatrit dhe kinemasë, por fituam ne. Filmi ka gati 40 vjet që është xhiruar. Kënaqësia ime e madhe është kur mendoj se ai ka qëndruar në ndërgjegjen e njerëzve pas 40 vitesh. E them pa modesti se kjo gjë më jep kënaqësi. Ka njerëz që mund ta dinë tekstin përmendësh dhe prapë e shikojnë nga fillimi deri në fund”.

Ja si e kujton Bujar Asqeriu takimin e parë me Albert Verrinë

Sapo Bujari kishte mbaruar shkollën 8-vjeçare.

Dëshira e tij ishte që të udhëtonte me autobus dhe babai ia plotësonte këtë dëshirë.
Në një nga këto ditë, në stacionin e trenit në Fier, ku prisnin njerëz që shkonin për në Vlorë, do të dëgjonte babanë që t’i thoshte dikujt “Urdhëroni artist Berti, hidhuni në presidium”.
Ishte një burrë me mjekër, të cilit babai po i tregonte me dore vendin e parë në autobus.

Kjo ishte njohja e parë e Bujar Asqeriut me aktorin Albert Vërria.
Kontakti i parë nga afër me artin, me një artist.
Berti ishte bërë i njohur aso kohe me filmin “Kapedani” dhe ishte duke xhiruar në Bjeshkët e Namuna në veri filmin “Operacioni Zjarri”. Bujar Asqeriut, fëmijë, nuk i shkonte në mendje se vite më vonë, kur të bëhej aktor, rolin e tij të parë, do ta luante në krah me Albert Vërrinë, në dramën e Leka Bungo “Pabesia”, me regji të Nazmi Bonjakut.

Në vitin 1987, Albert Vërria do të nderohej me titullin “Artist i Popullit”, kurse 2 vjet me vonë, Bujar Asqeriu do të nderohej me titullin “Artist i Merituar”/Nga Ergys Alushi