osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama për “kryeopozitarin” Meta: Kërkon ta kthejë Presidencën në çizme!

Rama për “kryeopozitarin” Meta: Kërkon ta kthejë Presidencën në çizme!

Mbrëmjen e kësaj të premteje, në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së gazetarit Arian Çani, se përse nuk e shkarkon Presidentin Ilir Meta, meqë pretendon se po shkel në mënyrë të përsëritur Kushtetutën.

“Shkarkimi i Presidentit kërkon 2/3 e votave (të Kuvendit). Këtë logjikë po përdor Ilir Meta, ‘mua nuk më shkarkojnë dot dhe unë mund të bëj çfarë të dua”, tha Rama, duke shtuar se nuk do të futet në një konflikt me institucionin e Presidentit.

“Nëse Meta synon të drejtojë opozitën, apo nëse Meta ka vendosur ta kthejë institucionin në një çizme rezerve të opozitës, atëherë ai mund ta bëjë. Unë nuk do të hyj në një konflikt institucionesh dhe t’i mbajmë peng shqiptarët”.

Rama akuzoi Metën se po “sillet si të ishte kryetar i LSI-së, në ditët e veta më të këqija.”

“Ilir Meta është angazhuar në një krim ndaj diturisë, ndaj pastërtisë, ndaj një djali që nuk mund të meritojë njollosjen nga Ilir Meta, që po tentojnë ta përdorin atë si mish për top ndaj Presidentit të Kosovës dhe Kryeministrit të Shqipërisë”, tha Rama.

Rama shkoi deri aty sa këto lëvizje i quajti edhe “antikombëtare”.

Kryeministri tha se “Meta e ka shkelur Kushtetutën në mënyrë të përsëritur, si me Sandër Lleshajn, ashtu edhe me ligjet që nuk ka të drejtë t’i kthejë në Kuvend. Bujar Nishani meriton sot respekt për shkak të Ilir Metës, sepse edhe pse ishte një president partiak, nuk arriti deri në këtë pikë.”

Kreu i ekzekutivit u shpreh më tej se Presidenti Meta nuk ia ka kërkuar certifikatën e Sigurisë Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ndërsa sipas tij, vetë Meta e ka marrë atë certifikatë brenda pak orësh, sepse i duhej për të marrë pjesë në një event.

“Unë nuk jam këtu për të hapur një konflikt me Presidentin, por shqiptarët duhet ta dinë se Presidenti është në atë fazën që po thotë çohuni rrëmbeni armët, se po i ikën LSI-së tepsia”, tha Rama.

Më tej, Kryeministri theksoi se nuk do t’i përgjigjet paligjshmërisë me paligjshmëri, por do të presë formimin e Gjykatës Kushtetuese në muajt e ardhshëm.