Rektori që e ktheu Universitetin e Tiranës në “pronë private”, me shkelje të rënda dhe abuzime galopante financiare, në vend që të kërkohë ndjesë dhe të largohet, vijon të maskohet.
Rreth 40 studentë janë ngujuar tek Universiteti i Inxhinierisë mbrëmjen e sotme. Në momentet që kanë tentuar të dalin jashtë për të marrë ushqim, ata janë përplasur me punonjësit e policisë private, e cila po detyron studentët që të bëjnë grevë urie.
Në Fakultetin e Ekonomisë, mëngjesin e të premtes një grup studentësh të cilët e kaluan natën në fakultet, janë përplasur me forcat e policisë ku kanë mbetur edhe të dhunuar. E njëjata situatë është shfaqur edhe në Fakultetin e Drejtësisë.
Pas kësaj situate i ka ardhur gjuha edhe “gjakpirësit” Koni, i cili ka ‘gllabëruar’ gjithçka në kurriz të studentëve, dhe sot hiqet si i keqardhur për to. Me anë të një postimi në Facebook, Koni ka shprehur indinjatën e për veprimet e disa prej anëtarëve të forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.
“Në vijim të ngjarjeve që ndodhën sot në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, si Rektor i Universitetit të Tiranës por edhe si pedagog prej shumë vitesh, shpreh indinjatën time të thellë personale për veprimet totalisht të papërgjegjshme të disa prej anëtarëve të forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.
Studentët e UT janë në të drejtën e tyre legjitime për të protestuar si qytetarë të lirë të një vendi demokratik, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre për një arsim cilësor dhe bashkëkohor!’, shkruan Koni.
Rektori që e ktheu Universitetin e Tiranës në “pronë private”, me shkelje të rënda dhe abuzime galopante financiare, në vend që të kërkohë ndjesë dhe të largohet, vijon të maskohet.