I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Rama u shpreh se Meta si kryetar Kuvendi e ka marrë brenda disa orësh certifikatën e sigurisë për një aktivitet ku duhej të shkonte.
Sipas Ramës edhe ish-ministrja e LSI, Klajda Gjosha si dhe ish ministri Edmond Panariti kanë punuar pa certifikatë sigurie.
Ndër të tjera Rama ka zbuluar të tjera detaje për të cilat Meta nuk ka folur. Sipas Ramës, Presidenti ka marrë çdo informacion nga shërbimet e huaja dhe i ka të gjitha mbi tryezë, ku vërtetohet që Cakaj ka një figurë 100% të pastër.