Një baba nga Rrësheni, familja e të cilit jeton në një dhomë 16 metra katrorë, me një vajzë paraplegjike, kërkon ndihmë.
“Nuk mund të jetoj në një shtëpi të tillë me fëmijë të sëmurë. I jam drejtuar të gjitha instancave, por asgjë deri tani”, deklaroi zoti per “Fiks Fare”, Agim Picaku.
“Unë jam gati që të shes edhe veshkën që të përmirësoj paksa kushtet e jetesës. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që të më ndihmojnë”, shton babai.