Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka refuzuar që të përfshihet në debatin në distancë që shkaktoi mosdekretimi i Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm. Në një përgjigje të shkurtër, kreu i qeverisë kosovare tha se Metën e kishte mik.
“Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Por me komentua një vendim të tillë jo”, tha Haradinaj.
Kujtojmë se dje Meta refuzoi dekretimin e Cakajt, me pretendimin se nuk i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në postin e ministrit. Presidenti dha si arsyetim mungesën e përvojës si dhe i quajti të rrezikshme dhe destruktive deklaratat e Cakajt pro korrigjimit të kufijve të Kosovës.
Meta tha se qëndrimet e tilla bien ndesh me ato që ka shteti i Shqipërisë.