Ilir Meta duke përfituar nga mugesa e Gjykatës Kushtetuese më në fund u kthye në origjinë, si burri i Monikës, dhe si i friksuari dhe i rrezikuari më i madh nga Reformës në Drejtësi.
Duke e cilësuar si gabim fatal qëndrimin e Ramës që kërcënoi institucionin e Presidencës, Meta shton se Shqipëria është e para dhe mbi të gjitha interesi kombëtar e kërcënon dhe trimërohet, duke e futur veten në grupet që shumë shpejt do marrin atë që meritojnë, që nga ca langoj manipulator të tipit Babole dhe Babale e deri tek gjyqtarë dhe prokurorët “trima të kërcënuar” nga Rama.
Postimi i plotë i Ilir Metës:
Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para.
Nëse ky palaço president i shpëton drejtësisë duke e futur veten me gjithë llumin e këtij vendi ky do jet fundi Shqipëria nuk bëhet/Tellalli.al