Me fjalët “Ik, ik. Jeni hipokritë, largohu. Dil nga dera e Fakultetit tonë”, studentët e Fakultetit Ekonomik kanë larguar deputetin e PD, Luçiano Boçi nga ambientet e këtij fakulteti.
Deputeti demokrat mbërriti për të mbështetur protestën e studentëve, por ka hasur në refuzimin e studentëve.
Boçi iu është drejtuar studentëve se kishte shkuar pranë Fakultetit për të larguar policinë e rendit, por ky pretendim i tij është konsideruar nga studentët si hipokrizi, pasi ata nuk duan përzierjen e protestës së tyre me politikën.