Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi dje pasagjerët që do të udhëtojnë sot nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, se unionet e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali do të mbajnë një grevë 4 orëshe, nga ora 13:00 deri në 17:00.
Si pasojë e kësaj greve, pritet të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh në disa aeroporte të Italisë.
Autoriteti i Aviacionit Civil i bën apel pasagjerëve që kanë rezervuar për të udhëtuar që të kontaktojnë me agjencitë ku kanë marrë biletën dhe kompaninë ajrore, për tu njohur me statusin e fluturimit në mënyrë që të evitojnë pritjet e gjata.