“Më vjen keq ta them, por ky vend nuk i plotëson kushtet për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian”, është pikërisht kjo fjali e artikuluar nga deputeti i PD, Enkelejd Aliebaj për një emision televiziv hollandez, ku shprehet “me dhimbje” se në Shqipërinë, që partia e tij e qeverisi për 8 vite, nuk funksionon asgjë.
Sipas Alibeaj, vendi ynë i degraduar nuk e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
Video është publikuar nga Kryeministri Rama në rrjetin social instagram ku shprehet, se një mbetje e biodegraduar e SHQUP-it po ndyn Shqipërinë.
Statusi i plotë: “Ja sesi një mbetje e biodegraduar e Shqupit jashtënxirret për ta ndyrë Shqipërinë në sytë e publikut hollandez”.