Kjo foto është bërë në rrugën “Dervish Hima”, pas stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë. Është pallati, në dy katet e fundit të të cilit, banon kreu i PD Lulzim Basha.
Për shkak të problemeve me linjat e tensionit, në Tiranë këto ditë janë rikthyer problemet e furnizimit me energji elektrike.
Mes pallateve ku energjia është ndërprerë është edhe pallati në fjalë. Por… dupleksi i familjes Basha ndriçon.
Banorët e tjerë mund ta vuajnë mungesën e energjisë, por kjo kurrsesi nuk mund të shqetësojë kreun e opozitës Lulzim Basha.
Pas dy kateve dhe ashensorit privat, duket se ka zgjidhur për veten e tij edhe problemin e gjithë shqiptarëve.
Një copë Shqipëri ku diferenca mes klasës politike dhe popullit bëhet e qartë.