osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bordelloja drejtësi! Ja lista e gjyqtarët që kërkuan favore përveç eurove dhe dollarëve!

Bordelloja drejtësi! Ja lista e gjyqtarët që kërkuan favore përveç  eurove dhe dollarëve!

Në këmbim të drejtësisë, në gjykatat dhe prokuroritë tona, kërkohen marrëdhënie seksuale.

Deri më tani, falë mediave vetëm pak raste janë bërë publike, por nën zë flitet se rastet janë të shumta.

Gjyqtarët dhe prokurorët qeflinj, dinë si ta shesin çekanin e drejtësisë.

Nëse nuk do të kishin rënë në duart të mediave, ata nuk do të hiqnin dorë nga dhënia e drejtësisë, nga dhomat e hoteleve.

Në vitin 2016, në media u publikua një audio-përgjim, ku kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, në atë kohë, Guximtar Boçi i kërkonte favore seksuale një gruaje 40-vjeçare në këmbim të vendosjes së drejtësisë për një çështje pronësie që ajo kishte në gjykatë.

Në bisedë gjyqtari i pranon qytetares se e ka puthur në faqe, në zyrën e tij. Qytetarja thotë se e humbi gjyqin pasi nuk pranoi të bëhej e dashura e gjyqtarit.

Sipas saj, Boçi e kishte porositur gjyqtaren e çështjes për ta ndihmuar qytetaren teksa e ngacmonte atë, por, pasi qytetarja nuk pranoi lidhjen intime, gjyqtari ndikoi tek kolegia e tij që qytetarja ta humbiste gjyqin.

Po në vitin 2016, një tjetër skandal i këtyre përmasave me një tjetër gjyqtar, u publikua në media.

Gjyqtari i Beratit Shyqyri Çobo i kërkonte një gruaje marrëdhënie seksuale sipas “standarteve të BE-së”.

Sipas Prokurorisë për Krime të Rënda, Shyqyri Çobo e ka ngacmuar një grua, e cila ishte në proces divorci, me anë të mbi 300 telefonatave dhe 170 mesazheve të shkruara.

Pasi i kishte premtuar avokat, gjyqtari i kishte kërkuar miqësi duke i telefonuar dhe dërguar shpesh sms një gruaje për krijimin e një lidhjeje intime.

E frikësuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë gruaja, bëri denoncimin.

Çobo është dënuar me dy vite burg nga Krimet e Rënda.

Dhe rasti më i freskët, që është publikuar së fundmi, ka si objekt, gjyqtarin Roland Hysi.

Ky i fundit kërkonte ryshfet dhe marrëdhënie seksuale një nënë të divorcuar, në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës së saj.

Në emisionin investigativ “Stop” , gjyqtari shfaqej me disa kërkesa pikante kundrejt gruas.

Ai kërkonte gruas që ta relaksonte, pasi ishte i lodhur duke zgjidhur hallet e popullit.

Në videon e transmetuar, gjyqtari Hysi dëgjohet të thotë se atij nuk i shpëton asgjë, deri aty sa shikon edhe ngjyrën e të brendshmeve. Në këtë fazë ai mburrej se kjo gjë e bëntë origjinal.

Aktualisht Hysi ndodhet në paraburgim, ndërsa nesër pritet që të mblidhet Këshilli i Lartë Gjyqësor për të vendosur shkarkimin e tij./CNA.al