Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka refuzuar të komentojë mos dekretimin e Gent Cakajt nga presidenti Meta si ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Në një konferencë për media në AAK-së, Haradinaj pohoi se kjo është çështje e Shqipërisë dhe ne i respektojë qëndrimet e institucioneve të Shqipërisë
“Nuk mund ta komentoj. Nuk është detyrë e imja ta komentoj dhe s’kam as të drejtë ta komentojë është detyrë e Qeverisë së Shqipërisë. Veç se është qytetar i Kosovës nuk do të thotë që kam të drejtë me e komentu.
Kjo është çështje e Shqipërisë dhe ne i respektojë qëndrimet e institucioneve të Shqipërisë”, përfundoi Haradinaj.