osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Cicërima” në distancë mes Ramës dhe Metës: Kosova më në fund e gjeti “shpëtimtarin”…Ilirin që i mbron nga Genti!

“Cicërima” në distancë mes  Ramës dhe Metës: Kosova më në fund  e gjeti “shpëtimtarin”…Ilirin që i mbron nga Genti!

Ilir Meta i është përgjigjur po përmes rrjeteve sociale kryeministrit Rama, pas reagimit të shefit të ekzekutivit për mosdekretimin e kandidaturës së propozuar prej tij për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, në vend të Ditmir Bushatit të shkarkuar, por ende në padekretuar për largim.

Edi Rama

@ediramaal
Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm👎Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin👎Ndjesë Kosovës për këtë turp🙏

Nëse kryeministri Rama e quajti të turpshëm refuzimin e presidentit për dekretimin e ministrit të ri për Europën dhe Punët e Jashtme, përveçe antikushtetues siç e cilësoi ai, presidenti Meta reagoi duke thënë se deri në ditën e fundit të mandatit të tij si president, pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë të padiskutueshëm.

Ilir Meta
@ilirmetazyrtar
#Pavarësia, integriteti territorial i #Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të #padiskutueshme për Republikën e #Shqipërisë deri në sekondën e fundit si #President i vendit tim.

Rama kritikoi më herët argumentet e dhëna nga Presidenti i Republikës, duke i quajtur si të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin, teksa i kërkoi edhe një ndjesë Kosovës.