Ilir Meta i është përgjigjur po përmes rrjeteve sociale kryeministrit Rama, pas reagimit të shefit të ekzekutivit për mosdekretimin e kandidaturës së propozuar prej tij për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, në vend të Ditmir Bushatit të shkarkuar, por ende në padekretuar për largim.
Edi Rama
@ediramaal
Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm👎Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin👎Ndjesë Kosovës për këtë turp🙏
Nëse kryeministri Rama e quajti të turpshëm refuzimin e presidentit për dekretimin e ministrit të ri për Europën dhe Punët e Jashtme, përveçe antikushtetues siç e cilësoi ai, presidenti Meta reagoi duke thënë se deri në ditën e fundit të mandatit të tij si president, pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë të padiskutueshëm.
Ilir Meta
@ilirmetazyrtar
#Pavarësia, integriteti territorial i #Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të #padiskutueshme për Republikën e #Shqipërisë deri në sekondën e fundit si #President i vendit tim.
Rama kritikoi më herët argumentet e dhëna nga Presidenti i Republikës, duke i quajtur si të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin, teksa i kërkoi edhe një ndjesë Kosovës.