Evi Kokalari, kushërira e tretë e inxhinierit shqiptar të misionit “Apollo 11”, Wilson Kokalari, zbuloi për “Ftesë në Pesë” fakte nga jeta e tij personale.
Ajo tregoi se Soni ishte një njeri plot humor, i mprehtë si çdo shqiptar dhe me një të folur karakteristike të dialektit gjirokastrit.
Evi tregoi se ai pati dy martesa dhe dy fëmijë nga dy gratë e tij, një djalë dhe një vajzë. Fatkeqsisht djali humbi jetën në moshë të re për shkak të një aksidenti automobilistik dhe Rina është tanimë fëmija i tij i vetëm.
Edhe pse nuk pati mundësi të vinte në studio, Rina foli shumë për marrëdhënien me të atin përmes videove që u transmetuan ekskluzivisht në “Ftesë në Pesë”.
Megjithatë një nga videot më emocionuese ishte ajo e vetë Sonit, e regjistruar dy vjet para se të ndërronte jetë . Në fakt flasim për të vetmen video të dokumentuar të tij, ku në pak sekonda ai shpreh gjithë krenarinë për origjinën dhe atë çfarë arriti në jetë.