Olti Rrumbullaku, pedagog i Fakultetit Ekonomik në Tiranë, përmes një statusi në facebook ka reaguar ashpër ndaj protestës së një grupi studentësh, të cilët penguan qindra të tjerë të zhvillojnë normalisht mësimin.
Ai shprehet se “Kjo nuk është protestë, kjo është dhunë ndaj arsimit”.
Reagimi i plotë:
“E drejta e protestës nga rreth 20-30 vetë nuk duhet të pengojë të drejtën e mësimit nga qindra të tjerë
Unë nuk e di të ketë ndodhur herë tjetër në Shqipëri që studentët që duan mësim, të pengohen, të fotografohen dhe të kërcënohen nga një grusht i vogël personash që më së paku mund të jenë studentë
Kjo nuk është protestë, kjo është dhunë ndaj arsimit.”