Kryeministri Edi Rama ka vijuar të replikojë me kreun e opozitës përmes rrjeteve sociale.
Pas deklaratës së Lulzim Bashës, që e cilësonte kreun e mazhorancës si dordolec të krimit, ky i fundit i shtron disa pyetje.
Ty s’të ka lidhur asgjë me kriminelët? Ti je artist. Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari, pyet Rama në twitter.
Ja postimi i plotë i Edi Ramës:
Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat.
Ty s’të ka lidhur asgjë me kriminelët? Ti je artist. Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari.
Ah, mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë.