Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bllokimit nga një grup studentësh të procesit mësimor në disa fakultete. Kur duhej të niste normalisht procesi mësimor në auditore, te Fakulteti Juridik dhe Ekonomiku studentët shkaktuan situatë kaotike duke bllokuar dyert (Lexo këtu). Kreu i qeverisë shton se ka marrë mijëra mesazhe nga prindërit dhe studentët që duan vijimin e mësimit normalisht në auditore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri thekson se Universitetet kanë dorëzuar në MAS listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetje financiare në shlyerjen e tarifës dhe akordimin e bursës 10 mijë lekë të reja për studentët ekselentë dhe ata në nevojë. Gjithashtu, Rama njofton se nga dita e nesërme do jetë gati portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë.
Reagimi i Ramës
U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve,që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët. Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë.
Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student. Nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë. Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave qentëLetëlehin ne do shkojmë së bashku përpara.