Ylli Pango ka ironizuar emisionin “Opinion” dhe drejtuesin e tij, Blendi Fevziu. Sipas tij, ky emision është bërë mishërimi i dekulturimit të shoqërisë shqiptare.
Ja çfarë shkruan Pango
“Per emisionin OPINIION:
Eshte bere misherim i dekulturimit kombetar, cektesise se trajtimit te problemeve, apo trajtimit ne menyre fluturake.
I keqmenaxhuar qe nga numri i madh i te ftuarve qe mezi u vjen rradha te flasin nen shkopin e dirigjentit te rrafshte ne çdo aspekt (dydimensional) e deri te te ftuarit e perhershem te emisioneve politike qe dihet c do flasin, e per ke do cicerojne; qe nga pseudospecialistet e deri te hundefutja kudo e Blendit te gjithanshem.
Edhe kur ka specialiste, lejohen te flasin shume pak apo nderpriten nga fjala a mendimi gjithezoterues i “mesuesit te gjeografise”me shkop, apo nga fakti se duhet te shfaqet tabela 16, kronika 35 apo mendimi numer 12 i Blendit te madh.
Duket sikur mezi pret ta mbylle duke “ kaluar rradhen” edhe kete emision ndër te tjere, ushqim i perditshem pa shije tashme edhe per mediokrit, kollajllek i pulteve te lodhura te teleshikuesve dembelë.
Aty shqiptaret mesojne(çmesojne) per kulturen, artin, sportin, shkencen, historine e sidomos politiken a ngjarjet e dites, sigurisht me shume se nga te ftuarit, nga Blendi, specialisti me i mire i kultures, tifozi numer nje i kombetares, demokrati i pare rinor shqiptar, nuhatesi me i holle i politikes, dijetari mbi dijetarë, natyrisht ne nje rrafsh tejet te rrafshte.
Aty mendohet se kane filluar e do fillojne pa perjashtim gjithe revolucionet, levizjet sociale, permbysjet e medha. Kujtoni si i udhehoqi ne studio edhe studentet protestues me megafon para ca javesh.
P.S Ndonese jam ftuar por dhe sulmuar miqesisht ne Opinion nga ky i gjitheditur, ju lutem mos ma merrni per konflikt interesi.
Nuk mund te mos e pershkruaja si psikolog objektivisht kete fenomen psikologjik shqiptar( e kam personazh dhe te libri “Psikoligji Shqiptare”).
Nuk eshte thjesht analize quasipsikologjike. Problemi nuk eshte tek nje emision apo dy. Ky dhe ca te tjere prej vitesh kane prishur e po prishin apo po formesojne keq, çdo dite ne menyre sistematike shijet estetike, profesionale, kulturore te shqiptareve. Delir dhe megallomani e papare.”