Protesta e studentëve vazhdon dhe një pjesë e tyre janë mbyllur brenda fakultetit Juridik Në Tiranë. Ata kanë bllokuar hollin dhe derën e jashtme. Ata janë shprehur të vendosur të qëndrojnë deri të dielën tek fakulteti.
Teksa janë prononcuar për “BW” ata sqaruan se do të vijojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ndërkohë, ditën e sotme studentë të fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, në bashkëpunim midis studenteve te fakultetit të grupeve të ndryshme u vendos paraqitja e kërkesave pranë dekanatit.
Kerkesat vijojne si me poshte:
1- shtyrja e sezonit dhe procesit mesimor deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.
2- shtyrja e afatit te pagimit te tarifave dhe shtyrja e procedurave per marrjen e bursave deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.
3- nisja e nje plan veprimi nga dekanati, per plotesimin e kerkesave qe varen drejtperdrejt nga ai.
4- mospenalizimi i studenteve apo marrja e masave ndaj tyre, deri ne perfundimin e bojkotit.