Detaje të reja në lidhje me precedentin e mëparshëm të Arbër Çekaj, pronarit të “Arbri Garden” ku do mbërrinin kamionët me banane me 613 kg kokainë brenda, në Ekuador rreth 2 vite më parë.
Po ashtu mësohet se në janar të vitit 2016 ai është shoqëruar me iniciativë të policisë ku ka dhënë deklarim në lidhje me këtë rast. Por nga prokuroria hetimet nuk vijuan dhe çështja u mbyll.
Arbri Garden kishte porositur në Kolumbi tre kontejnerë me banane, që mbërritën në Portin e Durrësit, në muajin shkurt dhe ishin të pritje të zhdoganimit.
Pas zbulimit të sasisë rekord prej 613 kilogramë kokainë, në njërin prej kontejnerëve, autoritetet urdhëruan që kontrollit t’i nënshtroheshin edhe dy të tjerët.
Burimet thanë se të dyja ngarkesat rezultuan të “pastra”, por autoritetet janë tërezervuara për të konfirmuar faktin nëse malli është tërhequr nga kompania apo ndodhet në Portin e Durrësit.