Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 4 ministrat e tjerë të rinj, të propozuar nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Ai ka dekretuar emrin e Anila Denajt si minister e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ballukun si ministre të Transportit, Besa Shahinin si ministre të Arsimit dhe Elva Margaritën si ministre të Kulturës.
Por Meta reziston sërish për emrin e Gent Cakës, duke mos e dekretuar atë si ministër të Jashtëm.
Mbrëmjen e sotme raportohet se Metës i ka vajtur në zyrë edhe vetë kryeministri Edi Rama, por me sa duket Meta vazhdon të bëjë “të vështirin”.