Partia Demokratike ka bërë paralajmërimin e fundit për kryeministrin Edi Rama.
Përmes deputetit Klevis Balliu, “selia blu” i ka dhënë “ultimatum” shefit të qeverisë.
Demokrati thotë se nëse Rama nuk bën kthesë, atëherë nën drejtimin e tij të gjithë shqiptarët do të shkojnë tek banesa në Surrel.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu.
Po të japim afat Edi Rama të bësh kthesë, anulosh projektin në të kundër këta qytetarë dhe e gjithë Shqipëria do t’i kesh në Surrel për të të anuluar dy njëherë e mirë.
Për ti bërë nder këtij vendi dhe çdo qytetari duke e shpëtuar Shqipërinë nga fara e keqe komuniste që mbolle, me rilindjen tate të korruptuar dhe inkriminuar”, tha Balliu i cili duhet ta ketë friksuar shumë qeverinë “Rama” me këtë deklaratë.