Deputetja Grida Duma, është e vetmja udhëheqëse e PD, që pranon të vërtetën e mbiemrit të saj, duke prishur traditën e liderit historik të kësaj partie, Sali Berisha dhe familjes së tij, që kanë ndryshuar emra, mbiemra e datëlindje dhe nuk e pranojnë.
Prej tre ditësh, pozita dhe “amiqtë” e opozitës, nuk po merren me punën e qeverisë, por me mbiemrin “Suma” të deputetes “VIP” të PD, aq sa ajo, guxoi e doli vetë publikisht në media, për të sqaruar të vërteten e ndryshimit të mbiemrit.
Siç dihet, afro 90% e mbiemrave në Shqipëri, janë vendosur sipas zanatit ose akitivteteev që kishin e zhvillonin fiset, si Guri, Kasapi, Furxhiu, Kovaçi, Hamallaj, Sahatçiu, Samarxhiu, Teneqexhiu, Kali, Derraj, Hoxha, Prifti etj,. por edhe sipas pozitës gjeografike ku jetonin e tipareve fizike, si Mali, Kodra, Bregu, Syziu, Madhi, Vogli, Shkurti, Gjata etj.
Nuk e dime, se kujt profesioni, apo tipari fizik i përket mbiemri “Suma” dhe në cilat zona të Shqipërisë ka jetuar, por siç dihet, ky mbiemër është një nga pjesët e trupit, me të cilën, krenohen modelet po bëjnë miliarda, por etiketohen edhe shumë sjelle, si psh: “Ai/ajo tall sumën”, “Atij/asaj i di shumë suma”, apo “ai/ajo ruan sumën e vet”.
Këtë kanë bërë dhe paradhësit e deputetes Grida Suma-Duma, pasi kanë ikur nga zona e tyre dhe kanë ardhur në Durrës, ku kanë ndryshuar mbiemrin, jo se dëshironin, mbasi fisi “Suma”, siç tha deputetja, ishte i nderuar në shekuj më atë mbiemër, por e bënë, vetëm të “ruajtur sumën” nga gjakmarrja hasmit.
Nëse deputetja, paradhësve të saj, nuk duhet t’u kujtoj as emrin që i hapën këtë “plagë” të vjetër të fisit, ngaqë i lanë si damkë mbiemrin “Suma”, ish-udheheqësve komunistë Koçi Xoxe, Omer Nishani, Sami Baholli e Babë Myslimi, duhet t’u shkojë tek varri e t’u çoj lule, mbasi vërtetë nuk ia zhdukën dot mbiemin “Suma”, por i kanë shpëtuar “sumën” fisit të saj, si fat që Shqipëria, të ketë një deptete të klasit lartë si Grida Suma-Duma./Pamfleti
Sqarimi publik, i deputetes Grida Suma-Duma
– “Kam lexuar që tallen me faktin që mbiemri im ka qenë Suma dhe është bërë Duma. Dua të marr disa minuta të flas sesi të keqpërdorin. Familja ime ka patur mbiemrin Suma, një familje e madhe dhe e kanë ndërruar mbiemrin kur zbritën në Durrës. Bëhet fjalë për 3-4 shekuj përpara kur kishte gjakmarrje, pra për t’u ruajtur. Sa here merren me mua si person, jam përpjekur të mos bëhem si viktimë se jam grua. Nuk kam kërkuar mëshirë”.