PD, që pas vitit 1997, për shkak të piramidave Berisha-Bode e zullumeve të tjera kundër medias, pronarëve e të përndjekurve politikë, u katandis me 200 mitingashë, por u ringrit deri deri në marrje pushteti më 2005.
Ndërsa tani, nën mbretërimin e “Princit Basha”, është katandisur në një “grup” individësh në qendër e rrethe, të cilët kanë krijuar strukturë familjare e klanore, brenda dhe në krye të saj, duke mos përfillur më, mendimet dhe vendimet e anëtarësisë në bazë.
Sipas raporteve faktike, që krerët e degëve, i kanë dërguar kryetarit Basha, rezulton se PD-së, po i mbeten vetëm kryetarët, kryesitë, vulat dhe muret e zyrave me portretet e dy bashkë-kryetarëve Berisha-Basha, duke u braktisur nga anëtarësia dhe mbështetësit e saj, të cilët nuk shohin më, asnjë gjurmë dhe ideal, të kësaj partie ku ka hyrë “derri e dosa”.
Shkak i braktisjes, nuk është programi, por aleanca me LSI, partinë që nuk punon si forcë alternative programore, për të kontribuar në qeverisje, por për të marrë gjysmën e ministrive dhe drejtorive, siç ka bërë në pushtetin “Berisha-Metaj” e “Rama-Metaj”, synim të cilin demokatë dhe mbarë shqiptarët e njohin.
Demokratët, janë të bindur tashmë, se koalicioni i PD me LSI, nuk sjell pushtet, por opozitë të përjetshme e për më tepër, njollë historike, mbasi nuk quhet LSI, por parti e dy kryehajdutëve Metaj-Kryemadhi, të cilët në vitin 2013, kontribuan kundër PD, që Rama të vinte në pushtet.
Të dhënat statistikore, që i janë dërguar Lulzim Bashës dje, nga kryetarët e degëve, konfiormojnë se anëtarësia e PD, që në letrat e Lulit dhe Jeminit është 100 mijë, faktikisht është 53 mijë anëtarë me tesera, ndërsa të tjerët, nuk kanë pranaur të jenë në listat e vitit 2019, duke mos iu përgjigjur thirrjes së partisë.
Këtë firo e kanë zbuluar, festat që po bëhen për përvjetorët e krijimit të degëve të kësaj partie në rrethe, të themeluar nga PPSH, të shpallur nga Azem Hajdari si kryetar i parë, të uzurpuar nga Sali Berisha prej 24 vitesh e të trashëguar nga Luzim Basha./Pamfleti