osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dështimi i ”Casa del Papel” Albania

Dështimi i ”Casa del Papel” Albania

Nga Endri Kajsiu

Përse të grabitësh një bankë, kur mund të vjedhësh vetë makinerinë që prodhon para. Përse të rrezikosh jetën për të mbushur disa thasë, kur mund të ndezësh printerat specialë të Bankës Qëndrore dhe të stamposh kartmonedha sipas dëshirës?

Kjo ishte intriga e serialit më të suksesshëm të vitit 2018, që ka një të përbashkët me spektaklin e ofruar nga opozita në këto ditë të acarta dimri në rrugët e Tiranës, djallëzinë për të shfrytëzuar me sukses një situatë pengmarrje.

Përse të presësh katër vjet në opozitë, kur mjafton të marrësh peng rrugët dhe institucionet e vendit, për të kurdisur zgjedhjet e parakohshme?

E nëse e gjithë kjo ndodh, kur gështenjat t’i nxjerrin nga zjarri të tjerët (studentët), për opozitën plotësohet skenari i ëndrrave.

Thënë këtë, sot çekanët e përdorur për të gozhduar dyert e auditorëve janë të njëjtët që po ngulin edhe gozhdën e fundit në arkivolin e “Shtëpisë së Letrës”.

Arsyeja e dështimit të kësaj pengmarrje është e njëjta me arsyen e suksesit të pengmarrjes së serialit, mbështetja popullore.

Nëse në rastin e parë, qytetarët e përplasur midis moralit dhe subkoshiencës ndiejnë simpati për një grabitës që po vjedh një hajdut edhe më të madh (bankën), në rastin e dytë, simpatia popullore për të rinjtë që vendosën të marrin në dorë fatet e tyre, duke imponuar një axhendë reformimi të pranuar nga qeveria, u rrëzua kur pas shpërndarjes së studentëve në shtëpi, mbinë militantët si kërpudhat pas shiut.

Në këtë Vit të Ri që ka nisur, jemi përpara faktit që studentët kanë marrë të gjithë ato që kërkuan, përfshi përgjysmimin e pagesës për të gjithë dhe zerimin e pagesës për ata me mbi 9.

Megjithatë, shpërndarja e studentëve nuk i shkon për shtat opozitës që në planin e punës për sivjet ka hartuar një axhendë protestash, nga çdo grup i përfytyryeshëm interesi, për të krijuar një valë tensioni deri në zgjedhjet vendore.

Qëllimi i Lulit dhe Monës ishte të mbanin në shesh sa më gjatë studentët dhe në mungesë të tyre, pak punë prish, vihet në jetë plani B i pseudo studentëve të teseruar, që në këmbim të një vendi të sigurt pune nesër, duhet të lënë orët e mësimit sot për të dëshmuar besnikërinë ndaj kauzës.

Përveç studentëve, kemi 300 “spartanët” e Astirit, kemi siç u pa ca ditë më parë protestën e naftëtarëve, e pas tyre do të vijnë të përndjekurit që s’kanë marrë ende këstin e fundit, të tetin (kur për 25 vjet nuk morën asnjë kacidhe) apo minatorët e PD, sipërmarrësit e irrituar nga ulja e taksës së biznenit të vogël, e kështu me radhë, madje kur nuk plotësohen kuotat, gati janë punonjësit e administratës së Bashkive Vorë, Kamëz apo Lezhë, për t’u kamufluar në çfarë të duan liderat, deri në mjekë, infermierë apo traktoristë, pak punë prish.

Nëse protesta e dhjetorit përcolli një mesazh, ai ishte një notë kritike ndaj qeverisë, si dhe një notë neverie ndaj opozitës. Studentët dhe qytetarët në çdo rast përzunë përfaqësuesit e opozitës, duke kërkuar ndërmjetësim të drejtëpërdrejtë me qeverinë.

Tani, ata pak syresh që kanë ngelur rrugëve, nuk janë më kurrsesi studenta, por të “mbijetuar” nga një ushtri që doli nga kjo betejë me opinionin publik e lërosur, e rreckosur dhe e shpartalluar.

“Casa del Papel” ishte një skenar shumë i bukur pengmarrje rrugësh, bulevardesh dhe institucionesh, deri në paralizimin e plotë të shtetit për të bërë që së bashku me zgjedhet lokale, në zgjedhje të shtohej edhe fleta e zgjedhjeve të përgjithshme.

Por, ashtu si në një film, gjithçka ishte e bukur aq sa zgjati. Sot, Luli dhe Mona forcërisht duhet të përballen me një realitet që falë studentëve mundën t’i arratiseshin për pak kohë, e realiteti i tyre është po i njëjti që ishte edhe përpara fillimit të ngricave, realiteti i një opozite në rënie të lirë, pa ide, pa asnjë aftësi inspiruese, me të zgjedhur të refuzuar nga zgjedhësit.