osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kreu i KLSH-së i përfundon mandati, ja kush zëvendëson përkohësisht Bujar Leskaj

Kreu i KLSH-së i përfundon mandati, ja kush zëvendëson përkohësisht Bujar Leskaj

Kryetari KLSH-së, Bujar Leskaj pas përfundimit të mandatit kushtetues ka deleguar kompetencat e Kryetarit te zv/kryetari Lindita Milo. Kujtojmë që Kuvendi në seancën e fundit të vitit të kaluar rrëzoi propozimin e Presidentit Meta, i cili propozoi për kryetare të KLSH-së Vitore Tushën.

Deri në emërimin e kryetarit të ri të KLSH-së, institucioni do të drejtohet nga zv/ kryetarja. Sipas njoftimit të KLSH-së, në datën 8 janar 2019, pas botimit në Fletoren Zyrtare hyri në fuqi vendimi i Kryetarit të KLSH me nr. 244, datë 22.12.2018, sipas të cilit delegohet ushtrimi i detyrës dhe përgjegjësive shtetërore të titullarit të institucionit përgjatë fazës kalimtare e tranzitore nga përfundimi i mandatit kushtetues të Kryetarit të KLSH (datë 23 dhjetor 2018) deri në emërimin nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të Kryetarit të ri të KLSH-së, tek Zv/Kryetari i KLSH, Lindita Milo (Lati).

Javën e fundit të dhjetorit në takime të veçanta, Kryetari i KLSH-së, Leskaj informoi për Vendimin e delegimit të kompetencave tek Zv/Kryetari i KLSH, znj. Lindita Milo, Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, zv/Kryetarin e Kuvendit, Kryetarët e Partive opozitare dhe Kryetarët e Grupeve Parlamentare, si edhe Kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë dhe pas realizimit të takimeve zyrtare, në datën 31 dhjetor 2018 përcolli vendimin tek Qendra e Publikimeve Zyrtare. Vendimi hyri në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare në datën 8 janar 2019.

Lindita Milo (Lati), aktualisht Zv/Kryetare dhe Drejtore e Përgjithshme në Kontrollin e Lartë të Shtetit ka përfunduar studimet universitare në profilin Financë- kontabilitet, mban titullin shkencor “Profesor” si dhe gradën shkencore “Doktor” në Kontabilitet (1996) nga Universiteti i Tiranës dhe Ph.D. në Ekonomiks (2001) nga “Staffordshire University”, Britania e Madhe.

Në vitet 2006-2016, Milo ka qenë Kryetare e Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës, që nga viti 1990 e në vijim Lektore pranë Departamentit të Kontabilitet, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Milo në vitet 2004-2010 ka qenë anëtare e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, Bashkëpunëtore e jashtme e IEKA që në vitet e para të themelimit të profesionit të auditimit të jashtëm. Autore e disa teksteve, monografive, artikujve dhe punimeve të tjera shkencore në fushën e kontabilitetit, konkurencës, auditimit, etj.

Sipas KLSH-së, ky vendim arsyetohet nga korniza ligjore e rregullatore në vendin tonë, si dhe u referohet praktikave më të mira bashkëkohore të INTOSAI-t që kontribuojnë në konsolidimin e pavarësisë, neutralitetit, paanësisë dhe integritetit të Institucioneve Supreme të Auditimit, sa vijon:

Në 2 shtator 2018, Kryetari i KLSH-së, ka informuar Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit lidhur me Kodin Etik të Kryetarit. Kryetari i KLSH-së pas njoftimit të Drejtuesve të Lartë të Shtetit, ka informuar të gjithë Drejtuesit dhe Audituesit e KLSH-së për vendimin e marrë me synim garantimin e vijimësisë dhe normalitetin në punën e audituesve e të stafit të KLSH-së, si dhe realizimin e objektivave të përcaktuara përgjatë fazës së përzgjedhjes, nominimit dhe miratimit të kandidaturës së re për pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.