Banorët e Astirit kanë zgjedhur të ndryshojnë strategji për protestën e tyre. Ata të shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, kanë nisur marshimin drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel.
Mësohet se banorët e “Astirit” të cilët preken nga projekti i Unazës së Re do të mbajnë me vete disa pishtarë teksa do t’i afrohen shtëpisë së shefit të qeverisë.
Ata kanë protestuar për 66 ditë radhazi, ndërsa kanë paralajmëruar se kauza e tyre do të përfundojë në kohën kur të anulohet projekti.
Deputeti demokrat, Klevis Balliu që nga fillimi i protestës ka mbështetur çdo ditë banorët e kësaj zone, ndërsa prej aty ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe institucioneve ligj-zbatuese.