Portieri i “Partizanit”, Alban Hoxha është dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata e Tiranës pasi 2 muaj më parë u ndalua nga forcat e rendit pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Sipas burimeve të “Panorama Sport” Hoxha nuk do ta kryejë dënimin e heqjes së lirisë, pasi ai i është konvertuar në 80 orë punë të detyruar.
Këto të fundit, sportisti do t’i kryejë në favor të institucionit të Bashkisë së Tiranës.
Vetë sportisti ngjarjen e ndodhur më 25 nëntor e cilësoi si një gabim dhe se do të linte gjithçka pas.
Ndalimi i Alban Hoxhës u bë një ditë pasi portieri kishte festuar ditëlindjen e tij.