Ish-lideri i Aleancës ‘KuqeZi”, Kreshnik Spahiu, është tërhequr prej mëse një viti nga politika aktive, por jo nga qëndrimet rreth saj. Edhe pse jeton larg atdheut, ai jep përditë qëndrimet e tij për shvillimet politike në Tiranë.
Ai është shprehur i zhgënjyer nga rezultatet, duke qenë se ishte mbështetës për lëvizje radikale kundër qeverisë së Ramës. Kështu edhe me protestën e studentëve, ditën e sotme përpara kryeministrisë, ku disa qindra prej tyre, protestuan disa orë dhe më pas u shpërndanë.
Spahiu shprehet i zhgënjyer se kështu ndodh kur “revolucioni’ ndërpritet për pushimet e gjelit të detit. Ja komenti i tij në rrjetin social Facebook:
“Sot studentët humbën, jo vetëm frymën por edhe pritshmërinë popullore.
Ata nuk ndërruan dot as qeveritë, as sistemet, as batanijet dhe as kujdestarët e konvikteve!
Kështu ndodh kur ndërpret Revolucionin për të ikur me pushimet e gjelit të detit! FUND”