Pas disa vitesh lidhje, në janar të 2018, Taulant Xhaka vendosi të kurorëzojë me fejesë dashurinë e tij me Arbnorën. Ka kaluar një vit dhe Taulanti nuk ka harruar ta kujtojë këtë ditë të veçantë në jetën e tij.
Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi nga dita e fejesës, në të cilën shihet duke prerë tortën me partneren e tij. “I fejuar prej një viti, koha fluturon!”, – ka shkruar Xhaka bashkangjitur fotos.
Gjatë kësaj kohe Taulanti dhe Arbnora e kanë shijuar shumë jetesën si të fejuar dhe nuk kanë ngurruar në asnjë moment të shprehin publikisht dashurinë për njëri-tjetrin.