Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike u sekuestrua pasditen e kësaj të diele në portin e Durrësit, e fshehur në një kamion, i cili pritej të imbarkohej në një traget të drejtuar për në shtetin fqinj.
Bëhet fjalë për 4 kilogramë heroinë, e cila u sekuestrua në kamionin e drejtuar nga Bledar Shqarthi.
Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka marrë përsipër fajësinë, duke mohuar të zbulojë bashkëpunëtorët.
Shqarthi ka thënë se lëndën narkotike e ka blerë tek disa persona, duke deklaruar se nuk mund ti identifikojë.
Po ashtu ka kërkuar një avokat, duke thënë se pa praninë e tij nuk do të japë asnjë deklaratë.
Por pavarësisht pretendimeve të 29-vjeçarit, policia ka dyshime të forta se i riu është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Lënda narkotike kishte si destinacion Italinë dhe me vlerë tregu mendohet se kapte shumën e 80 mijë eurove. /a.y/noa.al
Sekuestrohen 4 kg heroinë në një mjet në Portin e Durrësit, identifikohet drejtuesi