Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, ka vlerësuar pozitivisht punën e Erjon Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.
I pyetur në emisionin “5 Pyetjet”, nëse PS do të rikandidojë Veliajn për një mandat të dytë, Balla nuk iu përgjigj drejtpërdrejtë pyetjes, por tha se Veliaj e ka justifikuar besimin e PS-së, kryeministrit Rama dhe votuesve.
“Dua t’iu them shumë qartë që ne kemi disa kritere vlerësimi dhe i kemi përcaktuar e bërë publike sa herë që kryesia e PS mblidhet për të dalë më pas me vendimin për kandidatët për kryetarët e 61 bashkive bëhet një vlerësim.
Për ata që janë në detyrë bëhet një vlerësim i performancës, ndërkohë që edhe për ata që vijnë nga pozicione të tjera bëhet një vlerësim e performancës dhe i vlerësimit që ka publiku, votuesi i zonës përkatëse për të.
Veliaj meriton gjithë respektin jo vetëm të socialistëve por edhe qytetarëve për një super-sukses në mandatin e parë. Veliaj e ka justifikuar jo vetëm besimin e PS, besimin e Ramës por edhe të atyre që e kanë votuar”, tha Balla.